Dronët e rusë në Poloni, Von der Leyen: Shkelje e pashembullt e hapësirës ajrore! Më shumë sanksione ndaj Rusisë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, i ka dënuar veprimet e Rusisë si një “shkelje të pamatur dhe të pashembullt” të hapësirës ajrore të Polonisë.

Ajo deklaroi se më shumë se 10 dronë rusë Shahed hynë në Poloni.

Dronët rusë u zbuluan nga forcat polake mbrëmjen e kaluar dhe u goditën nga trupat e saj ajrore në bashkëpunim me ato të NATO-s.

Në fjalimin e saj, Von der Leyen u shpreh:

“Evropa qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë. Mesazhi është i qartë dhe përgjigjja jonë duhet të jetë po aq e qartë. Na duhet më shumë presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave.

Na duhen më shumë sanksione. Po punojmë në paketën e 19-të, në koordinim me partnerët tanë.

Ne po shqyrtojmë konkretisht një heqje më të shpejtë graduale të lëndëve djegëse fosile ruse, po shqyrtojmë flotën në hije dhe vendet e treta, dhe në të njëjtën kohë, na duhet më shumë mbështetje për Ukrainën.”