Dronët rus në hapësirën ajrore polake, Kallas: Ishte e qëllimshme, jo aksidentale
Inkursioni i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake ishte e qëllimshme dhe jo aksidentale, sipas zëvendëspresidentes së BE-së dhe Përfaqësueses së Lartë Kaja Kallas.
“Mbrëmë në Poloni pamë shkeljen më serioze të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, tha Kallas në një postim në X.
Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet absolut me Poloninë.
“Lufta e Rusisë po përshkallëzohet dhe nuk po mbaron. Ne duhet të rrisim koston për Moskën, të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe të investojmë në mbrojtjen e Evropës. BE-ja luan një rol të rëndësishëm dhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla si linja mbrojtëse e Mburojës Kufitare Lindore”, përfundoi Kaja Kallas.
Last night in Poland, we saw the most serious European airspace violation by Russia since the war began, and indications suggest it was intentional, not accidental.
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 10, 2025
I am in contact with @SecGenNATO and @radeksikorski.
The EU stands in full solidarity with Poland. (1/2)
