Shpërthime në Doha, Izraeli: U godit udhëheqja e lartë e Hamasit! Reagon Katari: Sulmi i pabesë, nuk e tolerojmë

Izraeli ka ndërmarrë një sulm kundër lidershipit të Hamasit në Doha, bëri të ditur një burim izraelit për CNN pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit.

Burimi nuk specifikoi kush ishte objektivi, por udhëheqësit e Hamasit prej vitesh e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës.

Pak pas shpërthimit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) publikuan një deklaratë ku thuhej se kishin goditur “udhëheqjen e lartë” të Hamasit me “një sulm të saktë”, në një operacion të përbashkët me agjencinë e sigurisë Shin Bet.

Deklarata nuk përcaktoi vendndodhjen e saktë të operacionit, por identifikoi se ai ishte zhvilluar jashtë Gazës.

Për vite me radhë,  anëtarë të udhëheqjes së Hamasit që kanë drejtuar operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës direkt për masakrën brutale të 7 tetorit dhe kanë orkestruar dhe menaxhuar luftën kundër Shtetit të Izraelit.”

Një zyrtar i lartë i Hamasit i konfirmoi CNN-it se se objektiv i sulmit në Doha ishin negociatorët e grupit

Të hënën, kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, u takua me Kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha.

Kjo është hera e parë që Izraeli ka kryer një operacion në Katar. Ky i fundit ka reaguar duke e quajtur sulmin të pabesë dhe se nuk do të tolerohet.