LETRA E TRUMP PËR EPSTEIN! Publikohet libri i datëlindjes së 50-të të Jeffrey Epstein! Shtëpia e Bardhë mohon të ketë një ...
Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar një letër të dyshuar të shkruar nga Donald Trump për ditëlindjen e Jeffrey Epstein, ku përmendet një sekret, duke rikthyer dyshimet për lidhjet që kishin. Shtëpia e Bardhë e mohon autenticitetin e letrës.
Një dokument i publikuar së fundmi nga ligjvënësit amerikanë ka rikthyer vëmendjen mbi lidhjet e dikurshme mes presidentit Donald Trump dhe financierit të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein.
Dokumenti është pjesë e një blloku ditëlindjeje të përgatitur për Epstein në vitin 2003, ku gjendet edhe një letër e dyshuar me shkrim dore dhe nënshkrim të Trump, e cila përmban komente të pakuptueshme qartë dhe një siluetë femre të vijësuar anës shkrimit.
Letra, që thuhet se i është dhënë Epstein-it për ditëlindjen e tij të 50-të, është kjo: “Një mik është një gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen, dhe uroj që çdo ditë të jetë një sekret i mrekullueshëm.”
Shtëpia e Bardhë ka mohuar menjëherë vërtetësinë e letrës, duke deklaruar se presidenti Trump nuk e ka vizatuar figurën, nuk e ka shkruar këtë mesazh dhe nuk e ka nënshkruar.
Libri i ditëlindjes titullohet "Për 50 vitet e para" dhe është përgatitur nga Ghislaine Maxwell, e dashura dhe bashkëpunëtorja e Epstein, e cila u dënua në vitin 2021 për trafikim të vajzave të mitura.
Përveç letrës së dyshuar nga Trump, në libër gjendet edhe një mesazh i mundshëm nga ish-presidenti Bill Clinton, ku përmendet “kurioziteti fëmijëror” i Epstein. Një zëdhënës i Clinton ka konfirmuar që ata kanë qenë të njohur, por thekson se ish-presidenti “nuk ka pasur dijeni për krimet e Epstein”.
Gjithashtu, libri përmban edhe një mesazh nga Lord Peter Mandelson, ish-ambasador britanik në SHBA, i cili e quan Epstein “mikun tim më të mirë”. Një përfaqësues i tij ka deklaruar se Mandelson ka shprehur më parë keqardhje që është prezantuar me Epstein.
Në libër përmendet edhe Princi Andreë, përmes një letre nga një grua që thotë se është prezantuar me Andreë, Clinton dhe Trump përmes Epstein, dhe që ka vizituar “dhomat private të Buckingham Palace”.
Jeffrey Epstein u arrestua dhe u akuzua për trafik seksual në vitin 2019, por vdiq në burg në rrethana të diskutueshme, ndërsa priste gjyqin.
Dokumentet e reja që po dalin në dritë pritet të ndikojnë jo vetëm në reputacionin e figurave publike, por edhe në zhvillimin e hetimeve të mëtejshme.


