Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbërritja e anijes komanduese të marinës amerikane, USS Mount Whitney, në Shqipëri është shtyrë për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar.

Si pasojë e këtij ndryshimi në axhendë, koncerti i planifikuar për sot në Tiranë është anuluar.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës theksohet: “Për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar, mbërritja e USS Mount Whitney në Shqipëri ka ndryshuar, dhe koncerti në Tiranë, i planifikuar fillimisht për sot, është anuluar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin.”

“Ne vazhdojmë të presim me kënaqësi mbërritjen e USS Mount Whitney në Porto Romano dhe të theksojmë partneritetin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,” përfundon deklarata.