Gjykata Supreme: Bastisjet e imigracionit në Los Angeles mund të vazhdojnë

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendimin që bastisjet e imigracionit në Los Angeles, mund të vijojnë, duke i bërë kështu legale.

Ky vendim, bën që të hiqet urdhri i një gjyqtari federal, i cili kishte ndaluar agjentët të bënin ndalime pa një “dyshim të arsyeshëm”, raporton BBC-ja.

Vendimi i së hënës është një fitore për Presidentin Donald Trump, i cili është zotuar të kryejë deportime në nivel rekord të emigrantëve në vend që hyjnë ilegalisht.

Një vendim me shumicë konservatore u lejon agjentëve të ndalojnë të dyshuarit vetëm në bazë të racës, gjuhës ose punës së tyre, teksa operacionet e fundit kundër imigracionit në Los Angeles po kalojnë nëpër një sfidë ligjore.

Gjyqtarët liberalë nuk ishin dakord, duke thënë se vendimi vë në rrezik liritë kushtetuese.

Vendimi, i shkruar nga konservatori Brett Kavanaugh, thotë se origjina etnike nuk mund të jetë arsye e vetme për ndalime, por mund të merret parasysh me faktorë të tjerë. Liberalët në Gjykatë, paralajmëruan se kjo hap derën për abuzime dhe diskriminim.

Kryebashkiakja e LA, Karen Bass, e quajti vendimin “të rrezikshëm dhe antikushtetues”.

Bastisjet kanë shkaktuar protesta të gjera, ndërsa një gjykatës federal më parë kishte paralajmëruar se ato shkelin Amendamentin e Katërt të Kushtetutës.

Administrata Trump paralajmëron se do të zgjerojë fushatën e saj të zbatimit të ligjit edhe në qytete të tjera si Washington DC dhe Chicago.