Asambleja e OKB-së në Nju Jork, zonja e parë e Ukrainës do të takohet me Melania Trump
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 17:25
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, do të takohet me bashkëshorten e Presidentit të SHBA-së, Melania Trump, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila fillon nesër në Nju Jork.
Vetë Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi lajmin që raportohet edhe nga mediat.
Sipas Zonjës së Parë të Ukrainës, Melania Trump ka marrë një ftesë për “Samitin e Zonjave të Para dhe Zotërinjve të Parë”, i cili do të mbahet në Kiev, por nuk do të marrë pjesë.
“Ne po planifikojmë një takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në fund të këtij muaji”, tha Zelenska.
