Portugalia gjunjëzon Armeninë, Ronaldo shënon dy nga 5 golat!

Portugalia shënoi një fitore të thellë 5-0 ndaj Armenisë, duke demonstruar superioritet të plotë në fushë. Goli i parë erdhi nga Joao Felix, i cili shënoi me kokë në minutën e 10 pas një krosi të Joao Cancelo-s.

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë, duke lënë vulën e tij të padiskutueshme në këtrë sukses: goli i parë erdhi në minutën e 21-të, ku realizoi me të djathtën pas një krosi nga Pedro Neto, dhe i dyti në minutën e 46-të, me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, duke thelluar rekordin e tij me kombëtaren portugeze.

Joao Cancelo shënoi golin e tretë në minutën e 32-të, duke shfrytëzuar një top të kthyer brenda zonës. Më pas, Joao Felix realizoi golin e pestë në minutën e 61-të, duke vulosur fitoren spektakolare të Portugalisë.