Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 10:07
Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e sotme.
Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë.
Por tashmë është gati! Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë do të hapet sot (5 shtator) në orën 11:00.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin. Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro.
