G*ditja e madhe për PSG-n, Dembele humbet përballjen me Barcelonën!

PSG-ja dhe trajneri Luis Enrike kanë marrë një lajm të keq ditën e sotme.

Ousmane Demebele do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 6 javë për shkak të një dëmtim që pësoi fundjavën e kaluar kundër Tuluzës. 

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se ai do të humbasë ndeshjen hapëse të PSG-së në Ligën e Kampioneve kundër Atalantës këtë muaj, si dhe një takim kundër ish-klubit të tij, Barcelonës, në fillim të tetorit.