Masat për vitin shkollor/ Lama: Siguria e nxënësve shikohet nga marrëdhënia prind-shkollë

Presidentja e sindikatës së bashkuar të arsimit shqiptar, Alma Lama, theksoi në "Ora News" se siguria dhe mirëqenia e nxënësve garantohet përmes përgatitjes së stafit dhe bashkëpunimit me prindërit, e jo vetëm nga strukturat jashtë shkollës.

"Në shkollat tona për çdo vit stafet pregatiten, pregatisin planet mësimore, pregatisin vizionin për vitin shkollor, pra planet vjetore apo planet le të themi afat mesme.

Bëhemi gati me gjithçka kërkon institucioni arsimor me qëllim që mjediset të jenë të pastra, të sigurta dhe ti ftojnë nxënësit ta duan shkollën.

Unë duke qenë se jam pjesë e sistemit, nuk e shikoj sigurinë që vjen nga jashtë, as nga retorika apo nga prezantimet që bëhen nga ministritë, jo nga ministria përkatëse, patjetër ministria e linjës, ne jemi të detyruar të zbatojmë çdo urdhër apo udhëzim që vjen nga ministria e arsimit, kuptohet kur ka diçka që nuk funksionon sindikata është aty për të ngritur zërin dhe për të bashkëpunuar.

Sigurinë e nxënësve ne e shikojmë brenda shkollkës. Nga ana tjetër, siguria e nxënësve shikohet edhe nga marrëdhënia prind-shkollë.

Nëse do i'a lëmë policisë apo strukturave jashtë shkollës, unë nuk do të isha dakord. Besoj se edhe prindërit nuk do të ishin dakord të vijnë një siguri nga lartë", u shpreh Lama.