Sanchez: Përgjigjja e Evropës ndaj Gazës ka qenë një “dështim”

Përgjigjja e Evropës ndaj konfliktit në Gaza ka qenë një “dështim” dhe rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e saj globale, sipas kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez.

Përpara një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer në Londër, Sanchez – udhëheqësi i parë evropian që akuzoi Izraelin për kryerjen e gjenocidit deklaroi se ky konflikt përfaqëson “një nga episodet më të errëta të marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin e 21-të”.

“Është një dështim. Absolutisht. Është gjithashtu realiteti se, brenda BE-së, ka vende që janë të ndara kur bëhet fjalë për mënyrën e ndikimit në Izrael”, shtoi ai.

“Por sipas mendimit tim, nuk është e pranueshme dhe ne nuk mund të zgjasim më gjatë nëse duam të rrisim besueshmërinë tonë kur bëhet fjalë për kriza të tjera, të tilla si ajo me të cilën përballemi në Ukrainë”, theksoi Sanchez.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se 31 persona u vranë në sulme në të gjithë Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli vazhdon me një ofensivë të madhe ushtarake.

Të hënën, Sekretari i Jashtëm David Lammy i tha parlamentit se Mbretëria e Bashkuar ende synon të njohë një shtet palestinez në shtator, duke iu bashkuar Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane.

Sanchez tha se “Shtetet e Bashkuara, nën presidentin Donald Trump, po i jepnin fund rendit ndërkombëtar të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore”.