“Këshill të urtësh” në PD/ Enno Bozdo: Duhet analizë e thellë, jo vetëm për “11 Majin”

Eno Bozdo kërkon ngritjen e një “Këshilli të Urtëve” brenda opozitës, si mekanizëm reflektimi dhe riorganizimi të Partisë Demokratike. Ai thekson se beteja politike duhet të zhvillohet në parlament, me një analizë të thellë për gabimet dhe strategjitë e së ardhmes.

Partia demokratike do të përballet në 4 vitet në vijim jo vetëm me faktin e të qenit në opozitë por edhe me një supermazhorancë me 83 vota të socialistëve të drejtuar nga Edi Rama.

Eno Bozdo, Njeriu që udhëhoq opozitarët në fushatën e 11 majit në qarkun e Beratit, vë gishtin në plagë, ndërsa pranon nevojën e një analizë të thellë të Partisë demokratike, jo vetëm për atë që ndodhi në Zgjedhjet e fundit parlamentare.

Madje Bozdo shkon edhe me tej, duke kërkuar një këshill të ashtuquajtur të urtëve në kampin opozitar, shembullin e të cilës e dha Edi Rama vite më parë kur i bënte opozitë Sali Berishës në atë kohë në qeverisje.

Ai flet për riorganizim të PD-së por pa e humbur fokusin tek qeveria.

Parlamenti thotë se është vendi ku duhet bërë beteja kryesore, duke kundërshtuar zëra jo fitues në zgjedhje që bëjnë thirrje për skenarët të ngjashëm me ato të Lulzim Bashës kur digjte mandatet

Në ditët në vijim PD pritet të mbledhë kryesinë e partisë, këshillin kombëtar dhe grupin e ri parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë sinjal që mund të ketë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e partisë.