Britania e Madhe 20 milionë dollarë shtesë ndihmë për Gazën

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy tha se është i tronditur nga refuzimi i Izraelit për të lejuar hyrjen e ndihmës së mjaftueshme në Gaza, ndërsa njoftoi 15 milionë paund shtesë (rreth 20,3 milionë dollarë) për ndihmë mjekësore në rajon.

Në një deklaratë për Lindjen e Mesme para Dhomës së Komuneve, Lammy u shpreh sot se Gaza po përjeton një urí të krijuar nga njeriu duke iu referuar klasifikimit të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja (IPC).

”Jam i tronditur nga refuzimi i qeverisë izraelite për të lejuar ndihmë të mjaftueshme. Nevojitet një reagim humanitar masiv për të parandaluar më shumë vdekje, duke lejuar punonjësit e organizatave humanitare, NGO-të dhe punonjësit e shëndetësisë të operojnë dhe stoqet e ndihmës në kufijtë e Gazës të shpërndahen”, tha Lammy.

Ai premtoi më shumë fonde për banorët e Gazës përmes organizatave bamirëse mjekësore ”UK-Med” dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) në Egjipt.

Ai gjithashtu dënoi Izraelin për vazhdimin e miratimit të vendbanimeve të paligjshme duke thënë se ndërtimi i tyre në Bregun Perëndimor mund të pengojë krijimin e një shteti palestinez.