Tërmeti tragik në Afganistan, vijon operacioni i kërkim-shpëtimit

Tërmeti i ditës së djeshme në Afganistanin Lindor shkaktoi mbi 800 viktima dhe mijëra të plagosur.

Sot vijojnë kërkimet nën rrënoja me ndihmë edhe nga ajri pasi rrugët tokësore janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Helikopterët po transportojnë edhe të mbijetuarit drejt spitaleve. Numti i viktimave pritet të rritet ndjeshëm në orët në vijim, pasi sipas autoriteteve ka persona të bllokuar nën rrënoja.

Talebanët kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Deri tani Mbretëria e Bashkuar ka ofruar 1 milion paund në fonde ndihme, ndërsa OKB po shpërndan ndihma ushqimore.