VIDEO/ Drejtueses së BKH-së i mbaron mandati, KLP vendos lirimin nga detyra të Aida Hajnas. Ja si u votua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 11:15
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka liruar nga detyra Aida Hajnajn drejtoreshën e BKH.
Me 6 vota pro lirohet nga detyra drejtuesja e BKH Aida Hajnaj, teksa detyrën e merr Zv.kryetari, Joni Keta, i cili aktualisht është dhe kandidat për drejtuesin e ri të BKH-së.
Në mbledhje një anëtar mungoi, ndërsa 4 ishin të mendimit që mandati mbaronte sot datë 1 shtator dhe jo dje 31 gusht.
Erind Mërkuri, Sokol Stojani, Olger Eminaj dhe Erind Gërmenji votuan si datë të mbarimit të mandatit datën një shtator.
Kurse Erjon Fejzulla, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Ledina Rizaj Mirela Bogdani dhe Vat Staka votuan që mandati i Hajnajt ka mbaruar një ditë më parë, pra në 31 gusht.

