Simo: Atë që të rinjtë shqiptarë s’e kanë përballuar, po e përmbushin deri diku punonjësit e huaj

Vendosja e Shqipërisë në hartën e tregjeve ndërkombëtare, si një destinacion turistik vijon të mbetet një prej ambicieve kryesore të qeverisë “Rama”.

Por përveç turizmit, në Shqipëri po vihet re një numër gjithnjë e në rritje i të punësuarve të huaj në këtë sektor.

Për të kuptuar më shumë se cfarë i tërheq të huajt në Shqipëri, turizmi veror apo ai kulturor, cili është vlerësimi i tyre për vendin tonë dhe a po e zgjedhin turistët Shqipërinë si një vend edhe për të jetuar në studion e e lajmeve në “Ora News” ishin ekspertja e turizmit Blerina Ago, ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla, si dhe sociologia Marsi Simo.

Por si po e pret shoqëria shqiptare fenomenin e të huajve që punësohen në vendin tonë?

“Që pas viteve ’90-të e kemi pasur dëshirën për ta prekur dhe provuar kulturën e huaj dhe këtë e tregoi shumë mirë emigrimi masiv që ende po vazhdon.

Dhe të dyja palët e shfrytëzojnë këtë, ku shfrytëzimi është tek pala që duan të punësojnë punonjës të huaj, sepse duan të marrin edhe një kulturë të ndryshme në sektorin e punës dhe ndoshta është parë që të rinjtë shqiptarë këtë sektor nuk e kanë përballuar ashtu sicc duhet. Dhe të huajt e kanë sjellë dhe e kanë përmbushur deri diku shumë mirë”, u shpreh ndër të tjera sociologia Marsi Simo.

NDIQNI BISEDËN E PLOTË MBI TURIZIMIN NË “ORA NEWS”