Hasalla: Janë shtuar punonjësit e huaj në Shqipëri, por s’ka asnjë lloj justifikimi që të trajtohen në mënyrë çnjerëzore
Vendosja e Shqipërisë në hartën e tregjeve ndërkombëtare, si një destinacion turistik vijon të mbetet një prej ambicieve kryesore të qeverisë “Rama”.
Por përveç turizmit, në Shqipëri po vihet re një numër gjithnjë e në rritje i të punësuarve të huaj në këtë sektor.
Për të kuptuar më shumë se cfarë i tërheq të huajt në Shqipëri, turizmi veror apo ai kulturor, cili është vlerësimi i tyre për vendin tonë dhe a po e zgjedhin turistët Shqipërinë si një vend edhe për të jetuar në studion e e lajmeve në “Ora News” ishin ekspertja e turizmit Blerina Ago, ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla, si dhe sociologia Marsi Simo.
“Le të themi se shum prej punëve që janë hapur në sektorin e mikpritjes dhe shërbimit janë punë të cilat punonjësit e huaj mund t’i bëjnë. Shpesh kanë kualifikimin e duhur për t’i bërë por jo gjithmonë.
Ata ndërmjetësohen nga kompanitë e punësimit dhe vijnë këtu, por jo gjithmonë mund t’i bëjnë këto punë.
Ç’ka do të thotë se ata angazhohen në punë që kanë të bëjnë me pastrimin e diçka tjetër dhe shumë shpesh bien pre e abuzimit.
Një rast ka ndodhur pak muaj më parë në një resort në Lezhë, ku pronari nuk iu ofronte kushtet dhe pagat e premtuara dhe mbi të gjitha ai i kërcënonte se do t’i hiqte nga puna me dhunë se nuk po e bënin punën siç duhet.
E vërteta është se ne kemi nevojë për fuqi punëtore, e vërteta është se janë shtuar punonjësit e huaj në Shqipëri, por nuk ka asnjë lloj justifikimi që një punonjës i huaj të trajtohet në mënyrë çnjerëzore në krahasim me çfarëdo punonjësi tjetër.
Pra, të drejtat dhe detyrimet në Shqipëri janë të njëjta si për punonjësit shqiptarë ashtu edhe për ata të huaj. Ajo çka ndodh me punonjësit e huaj është se ata bëhen një grup gjithmonë e më shumë vulnerabël krahasuar me shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla.
NDIQNI BISEDËN E PLOTË MBI TURIZIMIN NË “ORA NEWS”

