VIDEO/ Rama ndan pamjet nga Lëpusha: Të jemi të përgjegjshëm me natyrën për brezat që vijnë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga zona turistike e Lëpushës në Malësinë e Madhe, duke përcjellë një mesazh sensibilizues për mbrojtjen e natyrës.

“Pamje nga Lëpusha e Malësisë së Madhe, shoqëruar me thirrjen e natyrës sonë për të qenë të përgjegjshëm dhe të drejtë me brezat që do të lëmë pas”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në videon e ndarë nga kryeministri Rama, pamjet e natyrës shoqërohen dhe me një mesazh ndërgjegjësues.

“Disa më quajnë natyrë. Disa më quajnë nëna natyrë. Unë jam këtu prej 4 miliardë e gjysmë vitesh, 22,500 herë më shumë se ju. Unë nuk kam vërtet nevojë për njerëzit, por njerëzit kanë nevojë për mua.

Po, e ardhmja juaj varet nga unë. Kur unë lulëzoj, ju lulëzoni. Kur unë ligështohem, ju ligështoheni, apo edhe më keq. Por, unë kam qenë këtu për epoka të tëra.

Kam ushqyer specie më të mëdha se ju dhe kam lënë të uritura specie më të mëdha se ju. Oqeanet e mia, toka ime, përrenjtë e mi që rrjedhin, pyjet e mia… të gjitha ato mund t’ju marrin ose t’ju lënë.

Si zgjidhni të jetoni çdo ditë, duke vendosur të më respektoni apo shpërfillni, nuk ka shumë rëndësi për mua. Në një mënyrë apo tjetër, veprimet tuaja do të përcaktojnë fatin tuaj, jo timin.

Unë jam natyra, unë do të vazhdoj, pasi jam e përgatitur të evoluoj. Po ju?”, është mesazhi ndërgjegjësues i natyrës ndarë në videon e publikuar nga kryeministri Rama.