Elbasan, ndezi zjarr për të djegur disa mbeturina, nis procedimi penal për 76-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2025, 12:45
Një 76-vjeçar nga fshati Mjekës është proceduar penalisht nga prokuroria e Elbasanit, pasi i vuri flakën një sipërfaqeje me shkurre.
Prokuroria e Elbasanit thotë se ka nisur procedim për shtetasin B. J., 76 vjeç, pasi në fshatin Mjekës, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
