'Po humbasim artin e të biseduarit! Julia Roberts zbulon detaje nga filmi i ri që do ju bëjë të flisni
“Po humbasin artin e të biseduarit' tha aktorja e njohur amerikane Julia Roberts gjatë premierës së filmit të saj të ri mbi sulmet seksuale, i cili pritet t’i jepet audiences.
Filmi ‘After The Hunt’, që sapo u prezantua në Festivalin e Filmit në Venecia, tregon historinë e një studenti në Universitetin Yale që akuzon një profesor kolegji për përdhunim.
As versioni i treguar i studentit, as ai i profesoreshës nuk paraqitet si plotësisht i besueshëm, dhe filmi hedh dyshime mbi të dyja palët.
Roberts pranoi se filmi do të provokojë debate, duke thënë: “Po sfidojmë njerëzit të bisedojnë dhe të entuziazmojnë ose të zemërohen nga kjo, varet nga ju.”
Ajo shtoi: “Ka shumë argumente të vjetra që rigjallërohen në këtë film dhe që krijojnë debate”
Roberts luan rolin e profesoreshës së kolegjit, Alma, e cila ndodhet mes një studenteje të shquar, Maggie (që luhet nga Ayo Edebiri), dhe një kolegu të saj njëkohësisht shok, Hank (Andreë Garfield).
Kur Roberts iu tha se disa gazetarë gra e kishin kritikuar filmin pas shfaqjes, Roberts u përgjigj: “Kështu donim. Secili duhet të dalë nga filmi me emocione dhe pikëpamje të ndryshme. Dhe kupton se çfarë beson fort dhe cilat janë bindjet e tua, sepse ne i trazojmë të gjitha për ju.”
Filmi pritet të nxisë të njëjtën debati kur të publikohet nga Amazon më vonë këtë vit, dhe mund të shihet si kontrovers për paqartësinë rreth dëshmisë së studentit.
Roberts thekson se filmi nuk ka një qëndrim të qartë.
“Nuk bëjmë një deklaratë, po ndajmë këtë moment jete, e duam që më pas secili të shkojë të flasë me njëri tjetrin.”
“Kjo është pjesa më emocionuese për mua, sepse po humbasim artin e bisedës me njëri tjetrin dhe nëse ky film bën që të gjithë të flasin me njëri-tjetrin, kjo është gjëja më emocionuese që mund të arrijmë” shtoi ajo.
Filmi është drejtuar nga Luca Guadagnino, regjisori italian i njohur për filmat Call Me by Your Name, Challengers dhe A Bigger Splash, ndërsa skenari është shkruar nga Nora Garrett
