Avujt acidë në xhamat e dritareve dëmtojnë shëndetin
Higjiena është mjaft e rëndësishme, dhe kjo nuk është vetëm për çështje estetike. Edhe dritaret dhe xhamat e tyre është mjaft e rëndësishme te mbahen pastër, sepse ne te kundër kthehen në një armë kundër shëndetit tonë.
Sipas ekipit kërkimor të Universitetit të Birmingham dhe atij Bath në Mbretërinë e Bashkuar, xhamat e papastër dëmtojnë shëndetin, pasi kur gatuajmë, avujt acide pozicionohen aty dhe krijojnë një shtresë që çliron me pas substanca toksike për njeriun.
Shkencëtarët kanë krijuar kushtet e njëjta në laborator për të kuptuar më shumë mbi veprimin me kalimin e kohës.
Matjet mbi lagështirën dhe oksidimin e përbërësve kimikë, treguan se gjithçka që përthithet, avujt gatimi, apo të detergjentëve, bllokohen në xhamat e brendshëm, apo sipërfaqet e brendshme, dhe më pas çlirohen prej tyre me kalimin e kohës në mënyrë graduale.
Dhe nëse qëndrojnë për shumë kohë pa u pastruar dhe sterilizuar, ato shkaktojnë dëme mbi ajrin që ne thithim ne mjedisin ku jetojmë.
