Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori
Autori i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Shkodër të enjten është vënë në pranga.
Mesohet se Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës, është vënë në pranga disa orë pas arratisjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku dyshohet se pas një konflikti që kishte ndodhur përpara disa kohësh, Maçaj i mori jetën kushëririt të tij Piro Prronit.
NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshtatin Abat.
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
VIDEO- KRONIKA E NGJARJES NE SHKODER

