Zjarr në fshatin Gërman, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2025, 17:43
Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e fshatit Gërman në Matit. Zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa është favorizuar edhe nga terreni i vështirë dhe era.
Ende nuk dihet shkaqet që kanë shkaktuar vatrën e zjarrit. Momentalisht janë angazhuar punonjës të shërbimit pyjor pranë Bashkisë Mat, zjarrfikës dhe banorë të zonës. Bimësia në këtë zonë është kryesisht Ahu dhe Arrnini dhe dëmet nga zjarri jan të mëdha.
