EMRAT/ Vr*tet me a*më 61-vjeçari në Shkodër, autori në arrati, dyshohet se janë kushërinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër, ku një 61-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se viktima dhe autori janë kushërinj, ndërkohë që ky i fundit është ende në arrati.

Njoftimi:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi Ndoc Maçaj, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Pirro Prroni, 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.