Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i kushtoi jetën një fëmijë të mitur.

Mësohet se fëmija kishte gëlltitur një kokërr fasuele e cila i kishte bllokuar aparatin e frymëmarrjes. 

Një incident i cili i përkeqësoi gjendjen e fëmijës dhe mund të kishte rezultuar fatal nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë. Përshkak të gjendjes së tij fëmija është transportuar drejt Tiranës.

Ende nuk dihet gjendja e fëmijës dhe rrethanat sesi kokrra e fasulës i ka bllokuar frymëmarrjen.