VIDEO E FRIKSHME/ Punëtori i kompanisë së Armando Lilos majë vinçit pa asnjë mbrojtje në mes të Tiranës. “Arlis” e famshme për “aksidentet”

Një pamje e frikshme është publikuar gjatë ditës së sotme nga një kantier ndërtimi në Tiranë.

Në video-denoncimin e publikuar nga “JOQ” shihet qartë një punëtor i hipur në një vinç i kompanisë “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, pa asnjë masë sigurie, sikur të ishte në një lojë në park argëtimi.

Ngjarja tregon qartë shkeljen flagrante të rregullave të sigurisë në punë, që fatkeqësisht mbeten ende një realitet i përditshëm në shumë kantiere ndërtimi në vend.

VIDEO E FRIKSHME/ Punëtori i kompanisë së Armando Lilos majë

Me dhjetëra viktima dhe të plagosur çdo vit, dhe këto pamje dëshmojnë që jo vetëm kompanitë e ndërtimit, por as autoritetet nuk e marrin seriozisht jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Në një kohë kur ndërtuesit shtohen çdo ditë, e rrokaqiejt dalin nga toka si kërpudhat, kushtet e punës janë kthyer në katastrofë të heshtur, ku punëtorët shpesh rrezikojnë jetën për pak para dhe pa asnjë mbrojtje.

AKSIDENTI “ARLIS”

Kujtojmë se pak muaj më parë “Ora News” raportoi se rrëzimi i një skele hekuri nga pallati në ndërtim i firmës “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, ka çuar në dyert e gjykatës së Tiranës, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin.

Një nga dy të plagosurit, Imelda Shkëmbi, e cila mbeti e dëmtuar teksa ecte në trotuar tek pallati që ndërtonte firma e Lilos, (pas godinës së Presidencës), i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj detyrimin e kompanisë “Arlis Ndërtim”, të paguajë financiarisht shkaktimin e dëmit, të ndodhur në Janar 2024.

Për këtë incident, në muajin Janar 2024 policia e Tiranës arrestoi dhe më pas la të lirë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë”, Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef Kalaj inxhinier i kompanisë “Arlis Ndërtim”.