Turizmi vendqëndro/ Topuzi: Më keq nga Vlora deri në Sarandë, shkak edhe çmimet dhe shërbimi

Përmes një interviste në Ora News, Zak Topuzi kreu i Shoqatës së Tur Operatorëve tha se më keq paraqitet bregdeti nga Vlora deri në Sarandë, ndërsa më e stabilizuar është Durrësi dhe shumë më mirë është pjesa veriore në Shëngjin dhe Velipojë.

Topuzi: Më keq paraqitet bregdeti nga Vlora deri në Sarandë, ndërsa më e stabilizuar është Durrësi dhe shumë më mirë është pjesa veriore në Shëngjin dhe Velipojë. Nuk është një vit i mirë lidhur me parashikimet. Në qershor dhe korrik kemi pasur të njëjtët numër vizitorësh çka tregon se nuk jemi mirë.

Ka rënë numri i pushuesve nga Kosova dhe vjen në rënie nga shumë arsye të ndryshme. Shkak mund të jetë edhe mungesa e një balance mes cilësisë dhe çmimeve, ndryshe nga vendet tona fqinja që kanë përmirësuar dukshëm shërbimet dhe infrastrukturën.