Muço: Frenim i çmimeve në tregun e ndërtimit, ndikojnë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, ekonomisti Klodian Muço komentoi faktorët që ndikojnë në tregun e ndërtimit, duke përmendur si arsye të brendshme, si shpopullimi dhe taksat mbi pronat e dyta, ashtu edhe faktorë të jashtëm, përfshirë veprimet e SPAK-ut që mund të frenojnë investitorët.
" Faktorët përsa i përket tregut të ndërtimit janë disa. Është një treg shumë dinamik i karakterizuar nga një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm.
Ajo që është vënë re në muajt e fundit është një frenim deri disi i çmimeve të shitjes, kjo për arsye të shumë faktorëve, si shpopullimi i Shqipërisë, qoftë për arsye të rritjes së kostove të ndjeshme, qoftë një sërë ligjesh të aprovuara së fundmi, siç është vendosja e taksës për pronën e dytë, të trertë e kshu me radhë, ndoshta do rrisin në mënyrë të ndjeshme menaxhimin e pronave në të ardhmen apo koston e mbajtjes së një prone në të ardhmen sidomos për ata që investojnë dhe pastaj i lënë të pashfrytëzuara.
Sigurisht pastaj janë dhe faktorët e jashtëm dhe faktorë që ndoshta në aparencë nuk kanë asnjë lidhje por që në mënyrë indirekte ndikojnë siç është SPAK-u, që muajt e fundit po sekuestron një serë pronash dhe kjo ndoshta frenon një pjesë të investitorëve, sigurisht ato që gjenerojnë para në mënyrë informale që të investojnë në sektorin imobiliar" u shpreh Muço.
