Rrëzohet një dron ukrainas rrëzohet në Estoni
Një dron luftarak ukrainas u rrëzua në Estoni, thanë sot autoritetet.
Shefi i policisë së sigurisë, Margo Palloson deklaroi në Talin se incidenti besohet se ”ka ndodhur të dielën në mëngjes”.
”Ishte një dron ukrainas që kishte sulmuar objektiva ruse. Nuk ka prova që të ketë qenë dron rus”, tha Palloson.
Sipas raporteve, ky ishte incidenti i parë i këtij lloji në Estoni.
Ukraina kishte sulmuar një terminal nafte dhe gazi rus në portin e detit Baltik në Ust-Luga, pranë kufirit me Estoninë, të shtunën në mbrëmje.
Mjeti ajror ndoshta ishte devijuar nga masat ruse të mbrojtjes elektronike.
Nuk është e qartë nëse droni hyri nga hapësira ajrore e Letonisë apo e Rusisë.
Ministri i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, deklaroi se droni goditi Estoninë për shkak se Rusia po vazhdon luftën kundër Ukrainës dhe Kievi po mbron veten.
Përdorimi i dronëve në luftë mund të përbëjë një kërcënim për vendet fqinje.
Në muajt e fundit, dronët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë përmes Bjellorusisë, një aleate e Rusisë.
Kanë pasur gjithashtu raste të ngjashme në Rumani dhe Moldavi.
