Dy policë të vr*rë në Australi/ Autori arratiset në pyje, zona nën masa sigurie, shkollat dhe aeroporti mbyllen
Dy efektivë policie humbën jetën dhe një tjetër u plagos gjatë një kontrolli në banesën e një personi të konsideruar si i rrezikshëm. Autori i armatosur është ende në arrati, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi.
Dy efektivë policie janë vrarë dhe një i tretë ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në banesën e autorit.
Sipas raportimeve autori i krimit, ishte një person i konsideruar i rrezikshëm dhe në kontrollin e banesës së tij kishin marrë pjesë 10 efektivë
Sapo ka parë uniformat blu pranë banesës, autori, emri i të cilit nuk bëhet publik nga autoritetet australiane ka hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë.
Si pasojë një detektiv 59-vjeç dhe një një polic 35-vjeçar mbetën të vdekur në vend. Ndërsa një tjetër oficer mbeti plagosur në gjendje të rëndë.
Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Porepunkah, e pozicionuar rreth 300 kilometra në verilindje të Melburnit.
Pas të shtënave, autori është arratisur në këmbë drejt zonave të pyllëzuara për t’i shpëtuar ndjekjes së efektivëve.
Komisioneri i policisë të Victorias, Mike Bush, i cilësoi policët e vrarë si “të guximshëm” dhe vlerësoi përkushtimin e tyre për detyrën.
Ai gjithashtu konfirmoi se një hetim intensiv është duke u kryer, ndërsa përfshihen njësi speciale, helikopterë dhe disa qen nuhatës në kërkimin e tyre”.
Presidenti i Federatës së Policisë së Australisë, Kevin Morton shprehu gjithashtu dhimbjen e për humbjen e jetës së oficerëve.
Ndërkohë si pasojë e incidentit, disa shërbime publike në zonë, përfshirë shkolla, biblioteka dhe aeroporti lokal, janë mbyllur përkohësisht për arsye sigurie.

