“VAJZA E ASKUJT” TRONDIT BOTËN/ Zbardhen abuzimet e Epstein dhe lidhjet me Princin Andrew

Në një libër të përshkruar si “i papërpunuar dhe tronditës”, Virginia Giuffre një nga viktimat më të njohura të Jeffrey Epstein kthehet për të rrëfyer historinë e saj, pak para se t’i jepte fund jetës. Aty përmendet Princ Andrew dhe lidhjet me rrjetin e trafikimit seksual. Libri botohet më 21 tetor dhe pritet të shkaktojë debate të reja globale

Një libër tronditës, i shkruar nga Virginia Giuffre, një nga viktimat më të njohura të Jeffrey Epstein, do të botohet më 21 tetor.

Kujtimet e saj, të përfunduara pak para vetëvrasjes në prill të këtij viti, zbulojnë detaje të reja rreth abuzimeve seksuale, trafikimit ndërkombëtar dhe lidhjeve me emra të fuqishëm, përfshirë Princin britanik, Andrew.

Libri mban titullin ‘Vajza e Askujt’ dhe përshkruhet nga botuesi Alfred A. Knopf si ‘një rrëfim i papërpunuar dhe tronditës’.

Në rreth 400 faqe, Virginia Giuffre tregon historinë e saj të trafikimit dhe abuzimit, duke hedhur dritë mbi rrjetin e Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, si dhe mbi rolin e personave me ndikim global.

Virginia Giuffre akuzoi Princin Andrew për abuzim seksual kur ishte vetëm 17 vjeç.

Edhe pse Andrew i mohoi akuzat, në vitin 2022 ai pranoi një marrëveshje jashtëgjyqësore, e vlerësuar në rreth 12 milionë paund. Libri, megjithatë, përmban dëshmi të reja dhe intime që mund të ringjallin debatin publik.

Publikimi i kujtimeve vjen vetëm pak ditë pas një interviste të Ghislaine Maxwell, e cila nga burgu përpiqet të rishkruajë ngjarjet. Familja e Giuffre ka reaguar ashpër, duke thënë se libri është ‘e vërteta që nuk mund të heshtet’.

“VAJZA E ASKUJT” TRONDIT BOTËN/ Zbardhen abuzimet e Epstein dhe

Maxwell, tha se nuk ka një listë të personazheve vip dhe se nuk ka para asnje sjellje te pahijshme nga Donald Trump.

Giuffre kishte përshkruar tre takime të ndara me Andrew: Në shtëpinë e Ghislaine Maxwell në Londër, në rezidencën e Epstein në Nju Jork, dhe në ishullin e tij privat në Karaibe.

Fotografia e famshme e saj me Andrew dhe Maxwell, e realizuar gjatë një nate në klubin Tramp, u bë simbol i akuzave dhe tronditi opinionin publik në mbarë botën.

‘Vajza e Askujt’ pritet të trazojë ujërat dhe të hapë diskutime të reja rreth skandalit Epstein, përgjegjësive ligjore dhe dështimeve institucionale për mbrojtjen e vajzave të mitura.

Publikimi i tij më 21 tetor po konsiderohet një moment kyç për drejtësinë dhe transparencën.

Virginia Giuffre u vetëvra në moshën 41-vjeçare.