FLAMURI PALESTINEZ NDËRPRET FESTIVALIN! Kërkohet ndjesë dhe dhurohen fonde për Palestinën. Disa prej artistëve braktisin skenën
Shfaqja e një flamuri palestinez në Festivalin e Victorious në Portsmouth të Anglisë është pasuar me vendimin drastik të organizatorëve të cilën kanë ndërprerë menjëherë muzikën, duke kërkuar heqjen e flamurit. Incidenti ndodhi teksa në skenë po performonte grupit irlandez The Mary Wallopers. Në shenjë proteste disa prej grupeve vendosën që të braktisin festivalin.
Një incident i pazakontë në Victorious Festival që organizohet në Portsmouth të Anglisë ka shkaktuar debate të madh mbi lirinë artistike dhe shprehjen politike në skenë.
Grupi folk irlandez The Mary Wallopers akuzoi organizatorët se i ndërprenë performancën dhe zërin për publikun pasi në skenë u shfaq një flamur palestinez dhe u brohorit “Free Palestine”.
Publiku mbeti i habitur kur muzika dhe vokali u ndërpre papritur, duke sjellë reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.
Fillimisht, drejtuesit e festivalit justifikuan vendimin duke pretenduar se një “britmë diskriminuese” kishte qenë arsyeja e ndërhyrjes teknike. Por ky version u kundërshtua menjëherë nga grupi dhe dëshmitarët, të cilët pohuan se nuk kishin dëgjuar asgjë të tillë dhe se gjithçka ndodhi menjëherë pas shfaqjes së flamurit. Video të publikuara në rrjet treguan momentin kur një punonjës i skenës heq flamurin dhe ndërpret zërin, ndërsa dëgjohet fraza “Nuk do të luani derisa të hiqet flamuri”.
Përballë reagimeve të shumta, organizatorët pranuan në rrjetet sociale se komunikimi dhe zbatimi i politikave të tyre ishin të papërshtatshme. Ata kërkuan falje dhe premtuan dhurime për qëllime humanitare në mbështetje të popullit palestinez.
Ngjarja shkaktoi reagim të fortë në komunitetin artistik. Grupi irlandez e cilësoi deklaratën fillestare si mashtruese, duke theksuar se në gjashtë vite karrierë nuk kishin përjetuar kurrë një censurë të tillë.
Ndërkohë, grupe si The Last Dinner Party, The Academic dhe The Cliffords vendosën të braktisin festivalin në shenjë proteste, duke e cilësuar aktin si kufizim të rrezikshëm ndaj lirisë së shprehjes. Edhe grupi i njohur Vampire Weekend reagoi publikisht, duke thënë se The Mary Wallopers meritojnë falje dhe mbështetje.
Incidenti ndodhi në një moment kur aktivizmi pro-palestinez dhe qëndrimet politike në art janë bërë çështje të ndjeshme në Mbretërinë e Bashkuar.

