FOTO/ Mozzik ka një biznes të ri dhe emri është shumë i lezetshëm (edhe pse i pritshëm)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2025, 09:51
Mozzik ka bërë me dije njerëzit se tanimë ka një biznes të ri: Një çerdhe moderne për gjithë fëmijët!
Çerdhja është pagëzuar me emrin "Hana Kids", meqë vajza e reperit quhet Hana dhe po, është një ide e lezetshme.
"Hana Kids" po hap dyert sot! Nga e hëna, më 25 gusht, fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë", u shpreh Mozzik.

"Hana Kids" ndodhet në Ferizaj dhe reperi ndau disa detaje:
"Një çerdhe moderne me 1300 m², ku çdo fëmijë do të ndihet si në shtëpi,” shkroi ai në rrjetet sociale.
“Fëmijët janë e ardhmja jonë! Ata nuk kanë nevojë vetëm për kujdes, por për dashuri, siguri dhe një ambient që i rrit me buzëqeshje e dituri", shtoi Mozzik.


