Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2025, 20:39
Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz, duke rrezikuar seriozisht një pus nafte në zonë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të dy mjeteve zjarrfikëse, flakët u vunë nën kontroll dhe u parandalua përhapja e tyre në një territor më të gjerë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton për të zbardhur shkaqet e zjarrit.