Dh*nonte bashkëshorten, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2025, 13:09
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik shpallën në kërkim shtetasin T. H., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 62 vjeçe, e cila dyshohet se për këtë shkak ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente.
62-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasit T. H. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
