Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, zjarrfikësit dhe një helikopter në vendngjarje

Një vatër zjarri është aktivizuar në në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.

Sipas informacionve, era e fortë në zonë ka favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve. 

Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve ndodhen forca zjarrfikëse.

Gjithashtu po operohet edhe nga ajri me një helikopter për vënien nën kontroll të situatës.