Përfshihet në flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2025, 14:55
Një gomone ka marrë zjarr sot në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës se motorit së mjetit lundrues.
Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.
Janë njoftuar salla e policisë se Himarës ku mjetet e policisë kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.
Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke përfunduar ne det ,ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.