Apeli shpëton Donald Trump-in! Gjykata rrëzon gjobën 500 mln dollarëshe ndaj presidentit për mashtrim civil
Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në Nju Jork, ku Gjykata e Apelit ka rrëzuar gjobën prej 500 milionë dollarësh që presidenti Donald Trump ishte urdhëruar të paguante për mashtrim civil.
Gjykata e Apelit në shtetet e bashkuara ka rrëzon dënimin prej 500 milionë dollarësh që presidenti Donald Trump ishte urdhëruar të paguante për mashtrim civil.
Vendimi, i publikuar të enjten, u shoqërua me një 323-faqëshe dhe konfirmon se presidenti Trump dhe kompania e tij janë fajtorë për mashtrim, por gjykata arriti në përfundimin se shuma e gjobës ishte tepër e lartë dhe mund të shkelte mbrojtjet kushtetuese kundër dënimeve të tepruara.
Gjykatësi tha se edhe pse dëm ka pasur, nuk ishte një dëm katastrofik që justifikon gjysmë miliard dollarë dëmshpërblim.
Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social,kreu I shtepis së bardh e quajti vendimin një “fitore totale” dhe e cilësoi çështjen si “gjueti shtrigash politike”.
Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut, që ngriti padinë, e cilësoi vendimin si fitore të pjesshme, duke theksuar se gjykata ka lënë në fuqi përgjegjësinë për mashtrim dhe disa dënime jo-monetare. Këto përfshijnë ndalimin e e Donald Trump për tre vjet që të marrë kredi nga bankat në Nju Jork apo të shërbejë si drejtor kompanie.
Prokurorja Letitia James ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin për gjobën në Gjykatën më të Lartë të Nju Jorkut.
Vendimi vjen pas një beteje ligjore pesëvjeçare dhe disa gjykatës kanë shfaqur skepticizëm për mënyrën si u trajtua fillimisht çështja.
Analistët ligjorë thonë se kjo nuk është fundi i historisë: çështja “James kundër Trump” pritet të vijojë, ndërsa gjykata më e lartë do të ketë fjalën përfundimtare.

