VIDEO/ Përfshihet nga flakët avioni l*ftarak në Malajzi, rrëzohet disa sekonda pasi u ngrit

Një avion luftarak Boeing F/A-18 Hornet i Forcave Ajrore Mbretërore të Malajzisë u rrëzua të enjten në mbrëmje pasi u përfshi nga flakët pak sekonda pasi u ngrit.

Pamjet video të kapura nga dëshmitarët okularë tregojnë avionin duke ecur në pistë kur shfaqen papritur shkëndija dhe disa sekonda më vonë u rrëzua. 

Dy pilotët në bordin e avionit thuhet se u nxorën nga avioni pak para rrëzimit. Sipas policisë lokale, dy pilotët u dërguan menjëherë në Spitalin Tengku Ampuam Afzan ku iu nënshtruan analizave.

Në deklaratën e saj, Forcat Ajrore Mbretërore të Malajzisë thanë: "Dëshirojmë t'ju informojmë për një aksident që përfshinte një F/A-18D Hornet në orën 21:05 të mbrëmjes më 21 gusht në Aeroportin Sultan Ahmad Shah në Kuantan. Ne po ndërmarrim veprime të menjëhershme dhe do t'ju mbajmë të informuar mbi zhvillimet e fundit."