Me dr*gë në kufi/ Arrestohet 23-vjeçari në Muriqan, i sekuestrohet edhe makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2025, 12:37
Arrestohet nga Policia Kufitare në Muriqan një 23-vjeçar nga Kosova pasi po tentonte të kalonte kufirin me lënë narkotike me vete.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën të riut një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Po ashtu iu sekuestrua sasia e lëndës narkotike, automjeti më të cilin qarkullonte 23-vjeçari si dhe celulari i tij.
