Makina aksidenton motomjetin në aksin Shkodër-Lezhë, dëmtohet pasagjerja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2025, 13:42
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
