Sherri që nisi për xhirim gomash na lagje, çoi në goditjen me armë të Gjek Nikajt. Prokuroria merr të pandehur Viktor Kolën

Një konflikt i ndodhur në fshatin Koman të Vaut të Dejës, ku shkak është bërë xhirimi i gomave në rrugë, ka sjellë regjistrimin e një situate të rëndë, që për pak nuk ka përfunduar në vrasjen e 40-vjeçarit, Gjek Nikaj.

Ky i fundit në datën 25 Prill 2024 është goditur me disa të shtëna me pistoletë nga Viktor Kola, i cili para se të hapte zjarr në drejtim të Nikaj, e ka telefonuar atë duke i kërkuar takim për tu sqaruar.

Tashmë për këtë ngjarje Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të mbyllë hetimet duke marrë të pandehur Viktor Kolën, të cilin e akuzon për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të bashkëfshatarit të tij, Gjek Nikaj.

Dosja penale me Nr. 448 tashmë është dërguar në gjykatë, ku pritet që në muajin Shtator ti nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

Sipas dosjes hetimore një ditë para goditjes me armë, në 24 Prill 2024 Viktor Kola dhe Gjek Nikaj, kanë pasur një konflikt verbal, pasi Viktori ka bërë xhirime gomash disa herë tek rruga kryesore, ku merr kthesën për tek lagjja e Nikaj.

Ky i fundit ka deklaruar se duke qenë se kjo sjellje nuk i ka pëlqyer, plus dëgjohej dhe zhurmë xhirimesh, ka dalë nga shtëpia dhe i ka thënë Vitorit që të futej në makinë, mos të sillej kështu, duke e prekur tek qafa në mënyrë shoqërore.

Nikaj ka sqaruar se këtë prekjen që i ka bërë Viktorit në qafë, ai e ka marrë në mënyrë shumë agresive, e vazhdonte shante.

Tregon se duke qenë se Viktori nuk e dëgjoi e u acarua prej tij, vendosi t'i hipte makinës dhe është futur në shtëpinë e tij, duke e lënë aty, Viktorin.

Deklaron se ditën e ngjarjes Viktori e ka kontaktuar në aplikacionin "Messanger", konkretisht në kontaktin me emrin "Alonsso Anabel".

Tregon se Viktori para se t'i qëllonte nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të, por thjesht sa e ka parë që ishte ai, i ka gjuajtur direkt me armë.

Më datë 24 Prill 2024, ditën kur ka ndodhur ngjarja me xhirimin e mjetit, prezent kanë qenë disa persona, Kristjan Hajdari, Robert Nderu e disa të tjerë që nuk i kujton.