"Detajet e fundit të spitalit të ri të kirurgjisë kardiovaskulare", Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga punimet në QSUT. Rama shkruan se punimet në spitalin e ri të kirurgjisë kardivaskulare janë drejt fundit. Ai e ka cilësuar spitalin e ri si një investim të rendësishëm për sistemin mjekësor shqiptar.

Nga pamjet e publikuara spitali duket se është drejt përfundimit. Gjithçka ka përfunduar sa i përket ndërtimeve ndërsa shihet se janë vendosur sinjalistikat, dyert dhe çdo gjë që i nevojitet objektit.

Dhomat janë ende bosh dhe pritet që të pajisen me objektet që nevojiten për të shkuar drejt hapjes së saj për pacientët.

"QSUT-ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor," shkruan Rama.