VIDEO/ Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin

Kryeministri Edi Rama thekson permes rrjeteve sociale se qendra, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.

"Investimi parashikon:

Rehabilitimin dhe zgjerimin e godinës

Ambiente për mësim, art dhe zhvillim aftësish

Kopësht edukativ, kënde lojërash dhe terrene sportive

Hapësira komunitare për kurse, trajnime dhe shërbime sociale", informon kryeministri Edi Rama.