Radonshiqi: Turizmi solli numër të madh vizitorësh, por jo fitime për bizneset. Ja arsyet
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, në një intervistë për “Ora News”, tha se pavarësisht rritjes së numrit të turistëve, bizneset e sektorit janë të pakënaqura për shkak të të ardhurave të ulëta dhe qëndrimit të shkurtër të vizitorëve.
"Nëse flasim për sezonin turistik në fakt strukturat akomoduese, ato të cilat janë zonat bregdetare dhe të themi që kanë investuar sepse ne kemi një të dhënë që është rritja e kreditimit dhe kjo rritje sidomos nga aspekti i biznesit, një pjesë e mirë e kreditimit është rritur për shkak dhe vetë të turizmit, pra bare restorante, struktura akomosuese pra hotele të cilët kanë marr kredi dhe kanë investuar për të rifreskuar apo rimodeluar sipas standarteve të ballkanit perëndor.
Çështja është që janë munduar të investohen në turizëm qoftë në burim njerëzor, qoftë në trajnime të burimeve njerëzore, si aspekt shumë i rëndësishëm, por edhe në vetë investime fizike për të pasur atë akomoditeti.
Të gjitha bizneset që merren me turizëm janë të pakënaqur. Pra, dukej sikur ky vit do të ishte një boom turistësh. Sipas statistikave kemi një numër të madh turistësh por çështja është se tipologjia e turisrtëve në Shqipëri janë të tipit me nivel të ulët të ardhurash, së dyti me pak ditë qëndrimi dhe një pjesë e mirë e tyre janë përqëndruar në disa atraksione turistike, siç mund të jetë për shembull vetë tirana dhe më pas turistët e huaj, zgjedhin të bëjnë turizëm ditor në një qytet, duke u larguar nga një qytet në një tjetër", u shpreh Radonshiqi.
