Lufta ndaj informalitetit/ Mbi 15 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet çdo muaj pas deklarimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se lufta kundër informalitetit në tregun e punës vijon me masën “Zero Tolerancë”, duke sjellë rezultate konkrete.

Sipas ministrit, planifikimi i inspektimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mbi bazë risku ka sjellë përmirësime të ndjeshme, duke evidentuar rritje të punëmarrësve informalë gjatë proceseve të inspektimit.

Gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore 1,316 punëmarrës informalë, nëpërmjet masës urgjente “Pezullim Aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë minimale prej 14,686,560 Lekë/muaj pas deklarimit në buxhet.

Ministri i bëri apel qytetarëve që të mos pranojnë të punojnë të pasiguruar ose të nënsiguruar, duke theksuar se çdo formë pune jashtë skemës së sigurimeve shoqërore është abuzim që duhet denoncuar.

Lufta ndaj informalitetit/ Mbi 15 milionë lekë të ardhura