Disku rrotullues në një kënd lodrash prishet dhe bie nga 15 metra lartësi, lëndohen 4 persona në Indi(VIDEO)

Një aksident i frikshëm është regjistruar në një park lojrash në Indi ku një disk rrotullues ra nga një lartësi prej 15 metrash.

Dëshmitarët regjistruan britmat dhe panikun që u regjistrua të dielën e kaluar pasi disku rrotullues u rrëzua në parkun e argëtimit në qytetin Navsari.

Pak para rënies, ndërsa disku rrotullues ishte në pikën e tij më të lartë, u dëgjua një zhurmë e fortë. Nga kjo ngjarje janë plagosur katër persona, dy fëmijë, një burrë dhe një grua. Ata janë dërguar në spital dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet se përse objekti u prish ndërsa kanë nisur hetimet.