Lituania e gatshme të dërgojë trupa dhe pajisje ushtarake për mision paqeruajtës në Ukrainë

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë me trupa dhe pajisje ushtarake në çdo mision paqeruajtës në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës.

“Jemi të përgatitur të kontribuojmë me aq trupa sa lejon parlamenti ynë dhe gjithashtu me pajisje ushtarake,” tha Nausėda gjatë një interviste për televizionin TV3.

Deklarata e Presidentit lituanez vjen në një kohë kur po intensifikohen përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe shtetet perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave paqeruajtëse nëse palët arrijnë një marrëveshje.