Tjetër krim me thikë, pl*goset 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Viktima është A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Policia earrestoi autorin, E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.